Protestë: Ndaleni katastrofën ekologjike në rajonin e Rekës së Epërme!

“PRERJA E DRUNJVE MERR PËRMASA SHQETËSUESE, PARKU I MAVOVRËS – VEPROJMË SIPAS LIGJIT”

Parku Nacional i Mavrovës kryen katastrofë ekologjike në rajonin e Rekës së Epërme, gjegjësisht në Malin Menik – rruga që të çon drejt fshatrave Nivishtë, Tanushë, Zhuzhnjë, Nistrovë, Bibaj, Grekaj dhe Rimnicë. Akuzat, sic njofton KlanM, vijnë nga Shoqata për Zhvillim Rural “Rilindja e Rekës së Epërme”.

Në shenjë proteste, qytetarët kanë bllokuar rrugën Gostivar – Mavrovë tek hyrja e Parkut Nacional “Mavrovë” në Bunec. Kërkojnë që urgjentisht të ndërpritet prerja masive e drunjve në këtë rajon.

“Pas ankesave nga ana e shoqatës Rilindja e Rrekës së Epërme se po priten drunjtë në parkun nacional të Mavrovës, TV Klan M erdhi në vendngjarje që të shoh se për çfarë behet fjalë”

Parku Nacional i Mavrovës po kryen prerje të pakontrolluar të drunjve në një zonë të mbrojtur poashtu bën hapje rruge në mal për të siguruar kushte për kompani e cila tashmë poashtu ka filluar me  prerjen e drunjve për ngrohje, thonë nga Shoqata “Rilindja e Rekës së Epërme”.

“Është paraparë me ligj që Parku Nacional i Mavrovës të bëjë prerjen sanitare të malit por ata bëjnë prerje pa kontroll, prerje masive kisha thënë për përfitimet e tyre komerciale ose private, ne si fshatar kemi qenë vetëm të dëmtuar që sa vite” – tha Emin Xhaferi, anëtar i shoqatës ”Rilindja e Rekës së Epërme”

Sipas Emin Xhaferit, sic njofton KlanM, prerja e drunjve bëhet në mënyrë të pakontrolluar dhe pa konsultime me ekspertët e pylltarisë.

“Për të pre një dru, ka njerëz kompetent dhe e vulosin me çekiç që duhet të pritet druri nëse është i rrezikshëm apo i sëmurë por tek ky dru nuk ka asnjë vulë që është i vulosur për ta pre. Lirisht kamera mund ta fiksoje këtu drurin nga asnjë anë nuk ka vulë që domethënë ky dru është prerë në mënyrë ilegale” – tha Emin Xhaferi, anëtar i shoqatës ”Rilindja e Rekës së Epërme”

Drejtoria e Parkut Kombëtar “Mavrovë”, sic njofton KlanM, përmes një komunikate të publikuar në Facebook, thotë se punojnë sipas Ligjit për pyje dhe dokumenteve të miratuara planore nga të gjitha institucionet e fushës së pylltarisë, duke bërë publike një sërë marrëveshjesh të nënshkruara me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.  

Shoqata “Rilindja e Rekës së Epërme”, sic njofton KlanM, thotë se më 27 Prill të këtij viti u realizua një takim me Parkun Nacional të Mavrovës dhe Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ku u morr vendimi që të gjitha palët do të punojnë për sanimin e dëmeve nga përmbytjet e vitit të kaluar, kurse Parku Nacional i Mavrovës për çdo ndërhyrje do të konsultohet me shoqatën dhe bashkësitë lokale. Por, kjo gjë, sipas Shoqatës, nuk po respektohet nga Parku Nacional i Mavrovës, për të cilën thonë se do t`i njoftojnë organizatat europiane për mbrojtje të mjedisit jetësor, por edhe deputetët e Parlamentit Europian që vijnë nga partitë e gjelbërta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share