KËRKOJNË MBËSHTETJE NGA DEPUTETËT PËR RRITJE TË PAGAVE
“Kërkojmë paga për jetë dinjitoze”, “Paga evropiane” ishin kërkesat e punonjësve të cilët në organizim të Sindikatës së Administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave civile, protestuan para Kuvendit. Ata kanë kërkuar mbështetje nga deputetët për rritjen e pagave të tyre.
Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër. Kërkojmë paga evropiane për ata – paga evropiane për Ne. Jemi mbledhur më shumë sindikata. Sot s`ka i vogël e I madh, jemi bashkë për ta shfaqur pakënaqësië. Nëse deputetët në Kuvend nuk fillojnë ta bëjnë punën e tyre dhe të jenë në anën e punëtorëve kur ta votojnë buxhetin e ri, le ta dijnë se po afrohen zgjedhjet, kurse punëtorët mbajnë mend. Krahas të gjitha presioneve nga drejtorët, udhëheqësit, Zv/Ministra, Ministra, erdhëm këtu, herën tjetër do të jemi më tepër” – tha Trpe Deanoaski, sindikata. /KlanMacedonia/