Megjithatë, Presidenti francez u shpreh i vendosur në reformën e pensioneve
Presidenti francez Emanuel Makron ka zbutur tonet para protestuesve të cilët kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit nga 62- në 64 vjeç.
Makron u premtoi protestuesve dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
“E dimë që ka kundërshtim ndaj reformës së pensioneve. Prandaj, javën e ardhshme kryeministrja do të takohet me përfaqësuesit e sindikatave.”
Megjithatë, Presidenti francez deklaroi se qeveria nuk do të tërhiqet nga reforma të cilën e sheh si jetike për financat në vend.
“Ka kundërshtim, por kjo nuk do të thotë që gjithçka duhet të ndalet. Ne po vazhdojmë punën tonë sepse është e vërtetë që ka ende probleme me inflacionin dhe duhet të ulim papunësinë.”
Sakaq, protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në anulimin e ligjit që hyn në fuqi në fund të vitit.
Klan News