Autoritetet serbe i kanë arrestuar katër persona, të cilët dyshohet se planifikonin të shkaktonin dhunë dhe trazira gjatë një proteste të thirrur për të shtunën e 10 gushtit në kryeqytet Beograd, njoftoi ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Disa orë para arrestimit të tyre, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se shërbimet e sigurisë ruse kanë paralajmëruar se në Serbi po përgatiten trazira masive, “që kanë për qëllim përfundimtar një grusht shtet dhe rrëzimin e udhëheqjes së zgjedhur në mënyrë të ligjshme”.
Në Serbi tashmë disa ditë po mbahen protesta kundër hapjes së minierave të litiumit. /tvklan.mk/