Sot para Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, gjatë bllokadave, një i moshuar me thikë ka tentuar të sulmojë një student, i cili qëndronte i qetë me duar të ulura.
Disa studentë, gjithashtu roje sigurie, erdhën dhe çarmatosën burrat që u përplasën me studentin, raporton nova.rs.
Përkatësisht, ai me veturën e tij ka tentuar të kalojë me forcë bllokadën dhe me atë rast ka goditur një studente e cila ndodhej në trotuar.
Ndryshe, studentët tash e sa javë po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.
Kujtojmë se muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor.