Protestat në Banglladesh – Jep dorëheqje kryeministrja Sheikh Hasina

Protestat e dhunshme në Bangladesh kanë detyruar kryeministren e vendit të japë dorëheqjen.Dorëheqja vjen një ditë pasi trazirat i mori jetën 100 personave dhe u plagosën qindra të tjerëve.

Protestat e studentëve në Bangladesh dhanë rezultat.Ato cuan në dorëhqejen e kryeministres së vendit Sheikh Hasina  e cila u largua me këtë helicopter  së bashku me motrën e saj dhe u nis për në Indi.

Shefi i ushtrisë tha në një fjalim televiziv se 76-vjecarja  ishte larguar nga vendi dhe se do të formohej një qeveri e përkohshme.

Mijëra protestues hynë në rezidencën e kryeministres dhe  disa prej tyre mund të shiheshin duke marrë me vete televizorë, karrige dhe tavolina  në ndërtesën e  cila besohet se është më e mbrojtura në vend.

Protestuesit në Dhaka u ngjitën në majë të një statuje të madhe të babait të ish-kryeministrres Sheikh Hasina dhe e rrëzuan atë.

Dorëheqja e kryeministres erdhi një ditë pasi protestat në kryeqytetin e Bangladeshit vranë afro 100 persona dhe lanë qindra të  tjerë të plagosur.

Studentët dëshironin për t’i dhënë fund një sistemi kuotash për vendet e punës në qeveri të cilët ata e konsideronin të padrejtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share