Protestat kundër Vuçiqit: Mbrëmë u bllokuan autostrada – sot protesta në 29 qytete!

Do të protestohet para ndërtesës së TV Pink

Në Beograd, automjetet dhe qytetarët më shumë se dy orë kishin bllokuar autostradën ndërkombëtare E – 75 afër Qendrës Sava, në kuadër të protestave “Serbia kundër dhunës”, njofton KlanM.

Qytetarët kanë bllokuar autostradën në dy lokalitete – në Beograd dhe në dalje të Novi Sadit.

Organizatorët kanë thënë se kjo paraqet radikalizimin e protestave dhe paralajmërim për protestën e nëntë të së shtunës që do të mbahet në 29 qytete të Serbisë, ku, sic percjell KlanM, kërkohet përgjegjësi nga autoritetet pas dy vrasjeve masive që shkaktuan 19 viktima.

Protesta e sotme do të nis në ora 18.00 nga Kuvendi, për të përfunduar para ndërtesës së TV PINK – kanë paralajmëruar organizatorët, duke thënë se do të protestojnë për shkak të paralajmërimeve nga ky televizion për nisjen e një sezoni të ri të “Reallity” programit.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, sic njofton KlanM, nisën pas dy tragjedive që tronditën Serbinë më 3 dhe 4 Maj.

Protestuesit kërkojnë që të shuhen mediat e shtypura dhe programet nëpër televizionet kombëtare që promovojnë dhunën dhe urrejtjen si dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Bratislav Gashiq dhe Drejtorit të Agjencisë Informative të Sigurisë, Aleksandar Vulin.

Thirrje për protestat “Serbia kundër dhunës”, siç percjell KlanM, bëjnë edhe disa parti opozitare serbe, duke potencuar se protesta nuk është politike.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dënuar këto protesta, por sic njofton KlanM, ka bërë thirrje për dialog kurse ka paralajmëruar mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share