Protestat e studentëve në Serbi/ Vuçiqi i konsideron protestat revolucuion të dështuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje studentëve të heqin dorë nga protestat dhe të kthehen në auditoret e universitetit për të shpëtuar këtë vit akademik. Vucic ka paraqitur projektligjin për arsimin e lartë për tëulur koston e shkollimit për studentët me 50 për qind. Sipas presidentit serb janë më shumë se 230 mijë familje që i fëmijët kanë studentë në universitetet shtetërore.

ALEKSANDER VUÇIÇ

Revolucioni me ngjyra ka dështuar. Fakti që ata tentuan një revolucion me ngjyrë kishte një mbështetje të madhe në dobësitë e sistemit. Ata harruan një faktor. Dhe ky faktor quhet populli.

Në Serbi, njerëzit thonë se nuk duam shërbëtorë të huaj. Populli dëshiron të vendosë në zgjedhje se kush do të qeverisë në emër të tij, jo në rrugë.

Premtimet e Vucic nuk i kanë joshur studentët që po marshojnë në këmbënëpër qytetet serbe duke vijuar tëkërkojne drejtësi pas një fatkeqësise vdekjeprurëse hekurudhore në Novi Sad nentorin e kaluar. 15 persona u vranë kur një çati u shemb në një stacion treni. Studentët kanë tërhequr mbështetjen e publikut të gjerë pasi shumë serbë kanë fajësuar për tragjedinë dhe korrupsionin brenda qeverisjes. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share