Protesta të reja për Onkologjinë – Organizatorët dorëzojnë ultimatum me 6 kërkesa

Është caktuar  sërish protestë për të hënën e ardhshme para Qeverisë në lidhje me skandalin e zbuluar në Klinikën e Onkologjisë, përcjell KlanM.

“Së bashku do të shprehim mllefin dhe revoltën tonë ndaj krimit të toleruar prej vitesh në Klinikën e Onkologjisë. Protesta nga Qeveria do të vazhdojë para godinës së PTHP-së, ku do të kërkojmë VEPRIM GJYQËSOR për të gjithë të përfshirët në skandalin me Klinikën e Onkologjisë”, thonë organizatorët.

Protestuesit kanë shpalosur ultimatum me 6 kërkesa urgjente.

1. PTHP të dalë me detaje për rrjedhën e hetimeve brenda një jave
2. Hetim për përfshirjen e ish-ministrit Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev
3. Zgjerimi i hetimit të punës së Onkologjisë së Fëmijëve
4. Rishikim i plotë i punës së Klinikës së Onkologjisë
5. Vendime gjyqësore të formës së prerë për të gjithë të përfshirët në keqbërjen dhe krimin e Onkologjisë
6. Përfshirja e pacientëve onkologjikë të cilët do të kenë një pasqyrë të vetë hetimit.

Njëkohësisht, protestuesit apelojnë që të gjithë pacientët onkologjikë t’i kontaktojnë për eksperiencat e tyre, në mënyrë që të kontribuojnë në zbardhjen dhe përgjegjësinë e plotë të të gjithë atyre, që sipas tyre, janë përfshirë në funksionimin skandaloz të Klinikës së Onkologjisë. Protesta do të fillojë prej orës 18./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share