Protesta të punëtorëve më 1 maj në Maqedoninë e Veriut, kërkohet rroga minimale së paku 450 euro

Shkup, 26 prill – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) ka paralajmëruar protestë për 1 maj dhe do të kërkojë që paga minimale të rritet në 450 euro.

LSM do të kërkojë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe transportit në masën 20 për qind të pagës mesatare dhe rritje të pagës minimale në të paktën 450 euro. Këto kërkesa sipas sindikatave duhet të merren parasysh në 100 ditët e para të qeverisjes së re.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov tha se fuqia punëtore po përballet me një sfidë serioze, pasi që sipas tij, politikëbërësit kanë treguar dhe dëshmuar se kujdesen për veten, por jo për punëtorët.

“Sot punëtorët në Maqedoni po përballen me presion për jetesën e tyre për shkak të rritjes së kostos së jetesës, si dhe pagave të ulëta. Punëtorët janë tepër të pakënaqur me gjithçka. Ne po protestojmë sepse kanë qenë të shurdhër ndaj kërkesave tona gjatë periudhës së kaluar. Sot, si asnjëherë më parë, keni punëtorë në “Pyjet e Maqedonisë” që tre muaj nuk e kanë marrë rrogën, keni punëtorë në “Ujësjellës” që nuk e kanë marrë rrogën e fundit. Punonjësit e kulturës përmes protestave luftuan për pagesën e pagave me rritjen e pagës minimale dhe një mori punëtorësh të tjerë që përballen me jetesën e tyre sipas të dhënave të IRS ku thuhet qartë se mbi 20 mijë punëtorë marrin pagë më pak se paga minimale”, tha Trendafilov. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share