Protesta në Turqi/ Mijëra njerëz mblidhen në Stamboll

Edhe këtë të shtunë mijëra njerëz i janë përgjigjur thirrjeve të partisë kryesore opozitare për të protesuar kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu (Ekrem Imamollu).

Mijëra njerëz u mblodhën në Stamboll për të protestuar kundër burgosjes së kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.

Në protestën e organizuar nga  partia kryesore e  opozitës, Partia Popullore Republikane qytetarët e mbledhur mbanin pankarta me thirrje kunder Erdoganit .

Rreth 2000 njerëz janë arrestuar qe nga fillimi i demonstrave .

EYLUL KANAR-STUDENTE E  JURIDIKUT

“Para së gjithash, tubimet dhe demonstratat paqësore janë një e drejtë kushtetuese. Kjo është e drejta dhe liria jonë themelore. Ne jemi të gjithë sot këtu për këtë. Sigurisht që unë kam shqetësime sepse nuk e di nëse në të ardhmen do të punoj  në sistemin gjyqësor për shkak të pikëpamjeve të mia politike, por si studente e Fakultetit të Drejtësisë, une  do të vazhdoj  të luftoj për miqtë tanë që u arrestuan”.

Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke për më shumë se dy dekada, i ka cilësuar protestat snjë “shoë” dhe i  ka bërë thirrje opozitës të ndalojë “provokimin” e turqve.

Partia Popullore Republikane , parti të tjera opozitare, grupe të të drejtave  thonë se rasti kundër Imamoglu konsiderohet lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale.Qeveria mohon çdo ndikim mbi gjyqësorin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share