Protesta në Serbi/ Studentët serbë nisin me bicikleta drejt Strasburgut

Në ndryshim nga protestat masive  për tragjedinë e Novi Sadit të cilat edhe kanë qënë të dhunshme në Serbi , këtë herë protestuesit kanë gjetur një mënyrë paqësore.

Ata kanë  nisur një udhëtim të gjatë  që si destinacion përfundimtar ka zemrën e Bashkimit Evropian.Studentët hynë me biçikletë në Sheshin e Heronjve  në Budapest duke shënuar ditën e tretë të udhëtimit të gjatë.

Mbi 50 studentë marrin pjesë në këtë xhiro me biçikletë, të cilin ata e cilësojnë si një rrugëtim shprese dhe qëndrese.Qëllimi I kësaj nisme është rritja e ndërgjegjësimit ndaj këtyre protestave.

sinkron BOGDAN PETROVIQ- STUDENT SERB

“Kur kalojmë kufirin, njerëzit janë disi më të painformuar, ne e ndiejmë këtë. Por ne po përpiqemi të flasim me njerëzit në udhëtimin tonë dhe të transmetojmë mesazhin.”

Turneu është planifikuar të vazhdojë edhe për dhjetë ditë të tjera, me çiklistët që do të kalojnë nëpër qytete të tilla si Bratislava, Vjena dhe Mynihu, përpara se të arrijnë në vijën e finishit në Strasburg më 15 prill.

Me të mbërritur në qytetin francez , ata do ti dorëzojnë një letër  Komisionit Evropian që përshkruan ngjarjet në Serbi që nga nëntori 2024, të cilat tregojnë për dështimet e qeverisë.

Protestuesit duan që qeveritë evropiane të kritikojnë regjimin e presidentit serb Aleksandër Vuçic. Qeveria e  tij është kritikuar pas shembjes  së strehës  në një stacion hekurudhor në Novi Sad  gjatë muajit nëntor, ku humbën jetën 16 persona.

Qytetarët fajësojnë autoritetet duke thënë se streha  u shëmb pasi ishte ndërtuar dobët si pasojë e korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share