Qytetarët hyjnë në kërkim të hebrenjve, mbyllen fluturimet
Qindra protestues anti-hebrenj në Dagestan hyjnë në aeroportin Makaçkala pas informacionit se në pistë mbërriti një aeroplan nga Izraeli.
Ata mbanin në duar slogane kundër hebrenjve ndërsa u përleshën me policinë duke thyer dyert dhe xhamat ndërsa vraponin nëpër aeroport duke brohoritur “Allahu Akbar”.
Të tjerët protestues u panë duke ndaluar makina jashtë aeroportit dhe tu kërkonin pasaportat nëse ato ishin izraelite. Njëzet persona u plagosën mes tyre edhe 9 policë në aeroport përpara se forcat e sigurisë të merrnin kontrollin e plotë në të gjithë aeroportin ndërsa 60 protestues janë arrestuar. Autoritetet mbyllën aeroportin deri më 6 Nëntor.
Po brenda Rusisë, kreu i Çeçeneve, Ramzan Kadyrov deklaroi se Fondacioni Akhmat Kadyrov do të japë ndihma për 20 mijë familje palestineze. “Pothuajse e gjithë bota nuk dëshiron të dëgjojë zërat e fëmijëve të varfër palestinezë. Tani ata po kthehen nga unë me shpresën se do të dëgjohen”, ka shkruar ai në një postim në Telegram.
Udhëheqësit rajonalë në dy zona të tjera të Kaukazit verior bënë gjithashtu thirrje për qetësi. Në ditët e fundit, një qendre hebraike në Nalchik, në rrëzë të maleve të Kaukazit u dogj. Tensionet janë rritur ndërsa nëpër rrjete sociale grupe anti-izraelite kanë bërë thirrje për tubime në të gjithë Kaukazin e Veriut në jug të Rusisë. Qeveria e Dagestanit shprehu mbështetje për Gazën, por u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos marrin pjesë në protesta të tilla.
Klan News