Protesta në Çeki kundër mbështetjes për Ukrainën dhe inflacionit të lartë

Mijëra njerëz në Republikën Çeke u mblodhën kundër qeverisë të shtunën, duke protestuar kundër inflacionit të lartë dhe duke kërkuar fundin e mbështetjes ushtarake të vendit për Ukrainën.

Një grup i ri politik, PRO, organizoi mitingun në sheshin Ëenceslas të Pragës kundër varfërisë së vendit. Ndërsa pjesëmarrësit i bënë thirrje qeverisë së koalicionit të jepte dorëheqjen, lideri i partisë Jindrich Rajchl tha se ata duan “një qeveri që të kujdeset para së gjithash për interesat e qytetarëve çekë”.

Grupi i tij, emri i të cilit në anglisht përkthehet në Ligj, Respekt, Ekspertizë, fajëson Bashkimin Europian për rritjen e çmimeve të energjisë.

Inflacioni shënoi rënie në 16.7% në Çeki në shkurt nga 17.5% një muaj më parë. PRO gjithashtu dëshiron që qeveria çeke të ndalojë së ndërmarrë veprime që synojnë të reduktojnë dezinformatat dhe lajmet e rreme.

Ukraina ishte një çështje kyçe në demonstratën e së shtunës, ku turma bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të luftës.

Disa njerëz kishin shkronjën “Z”, një simbol i ushtrisë ruse, në çantat e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share