Mijëra njerëz protestuan në qytetin serb të Sabacit kunder rifillimit te punimeve ne minierave të litiumit duke e akuzuar qeverine se po shkakton dëm mjedisor. Në fillim të këtij muaji, Serbia nenshkroi nje marreveshje me BE-ne ne menyre qe litiumi te vihet ne dispozicion te prodhuesve evropiane te baterive per makinat elektrike. Punimet ne minieren më e madhe e litiumit në Evropë, ishin pezulluar per dy vjet për shkak të protestave nga grupet qe mbrojne mjedisin.
Protestuesit kanë kërcënuar se do të bllokojnë hekurudhat dhe nyjet kryesore rrugore nëse qeveria serbe nuk e ndalon projektin.
“Ne kemi ardhur këtu ne këtë proteste me shpresën se, pas 30 vitesh luftë, më në fund do të arrijmë fitore. Ne nuk mund të lejojmë që një copë tokë të përdoret për nxjerrjen e litiumit”, deklaroi Branka Todoreviq, protestuese.
“Ne nuk na duhet më kjo qeveri sepse ajo nuk ka nevojë për serbët, as për kroatët në Serbi , as hungarezët, as myslimanët, boshnjakët tanë. Ata nuk kanë nevojë për askënd përveç fuqisë së tyre”, tha Anica Zhivijinoviq, protestuese.
“Motivi im për të ardhur këtu është kundershtia për përvetësimin e fondeve publike. E gjithë strategjia e tyre e biznesit sillet rreth marrjes së subvencioneve të konsiderueshme qeveritare për të paguar për blerjen e makinave elektrike. Ata në thelb duan të na detyrojnë për të blerë makina”, u shpreh Dragan Jovanoviq.
“Kjo proteste do të ndotë të gjithë ne jemi ne mbrojtje te mjedisit. Unë nuk jam ekspert në këtë fushe por të gjithë thonë se kjo veprimtari është shumë e dëmshme”, tha Goran Aleksiç.
“Dikush po synon që të më largojë nga toka ime dhe qe të të bëhem minator. Unë jam 57 vjeç. Nuk mund ta bëj këtë. Po të doja, mund të kisha shkuar jashtë shtetit ose diku tjetër , por nuk qëndrova këtu, sepse e dua bujqësinë dhe e dua punën!”, tha Milan Ivanoviq.
Serbia , një nga shtetet kandidate për anëtarësim në BE, është një nga vendet më të ndotura të kontinentit tone. Ketij shteti ballkanik do ti duhen miliarda euro për të përmbushur standardet mjedisore të kerkuara nga Brukseli. Qeveria ne Beograd ka hedhur poshte pretendimet e opozites se ne zonen minerare po planifikon shpronësime për nevojat e kompanise private qe operon aty per nxjerrjen e litiumit nga nëntoka.