Por studentët përsëri dolën në protestë. Ata thonë se bursa u lëshuan pak orë para se të protestojnë, por se Qeveria është me katër muaj vonesë. Përveç kësaj ata thonë qe edhe shujta studentore nuk e marrin me kohë. Kërkojnë nga autoritetet që bursat të lëshohen me kohë, ndërsa të rritet edhe çmimi i shujtave
“Vet vendimi që sot ti paguaj përpara protestës Ministri Jeton Shaqiri të gjitha bursat dhe pagesat tjera për studentet tregon edhe njëherë për qasjen neglizhuese që ka MASH, ndaj studentëve sepse ai shumë gabon dhe shumë gabon kur mendon se mundet të blej studentët në ditën e fundit para protestesës, duke i paguar për katër muaj në të cilen është dashur çdo muaj ti pagauj bursat studentore”, tha Blendi Hodai.
“Gati ka tre muaj ku është vonuar pagesa e bursës për ne studentët ka edhe një lojë tjetër e cila është shujta e studentëve e cila nuk po paguhet dhe rimbursohet në formën e duhur, Ministri vet e pohoj dhe e premtoj atë që do e paguaj për një herë në javë do i lshoj të hollat mirpo ende vazhdon forma e vjetër e kursimit e cila është qesharake nga 140 denarë në ditë”, tha Arbnor Maliqi./tvklan.mk