Protesta e punonjësve të postës/ Premtimi për pagat nuk ndal protestat!

Paga do të ketë, por protesta e punonjësve të Postave të Maqedodnisë do të vazhdojë. Pritet reagimi I Qeverisë. Sindikalistët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Punonjësit e Postave të Maqedonisë edhe sot kanë protestuar nga 08.00 deri në 10.00. U janë premtuar paga gjatë ditës, por nuk heqin dorë nga greva, duke kërkuar nga Qeveria, reforma urgjente në kompani.

“Situata financiare në Postat e Maqedonisë është cënuar seriozisht. Nuk sigurojmë mjete të mjaftueshme për paga. Disa vite sigurojmë përmes kredive dhe huave. Erdhi momenti ku tashmë nuk kemi nga ku të sigurojmë mjete. Kërkojmë nga Qeveria që të angazhohet për reforma dhe të sigurojë mjete financiare” – tha Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës.

Sistematizimi i ri, marrëveshje të re kolektive, rajonbalizimi I rajoneve postare, modernizimi teknologjik dhe ndryshime në ligjin për shërbime postare si dhe pagesa me kohë e pagave janë disa nga kërkesat e sindikalistëve.

Në “Postat e Maqedonisë” ka 1.800 të punësuar dhe 200 postierë me marrëveshje, që me vite punojnë pa sigurim dhe me paga minimale. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share