Megjithëse Arben taravari si kryetar partie ka propozuar në kryesi të partisë që të caktohet data e mbledhjes së Kuvendit Qendror të ASH-së, ky propozim nuk është pranuar. Sipas Arben Taravarit, kryesia ka vendosur që mbledhja të mbahet kur tÇa shohël të arsyeshme Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela.
Për këtë, i pyetur nëse ka mosmarrëveshje mes tij dhe Ziadin Selës, Taravari e mohoi, duke u shprehur se të dy kanë komunikim të vazhdueshëm dhe korrekt.
“Unë propozova dhe vendosëm që kryetari i Kuvendit kur ta shohë të arsyeshme të thirret, ne do të koordinohemi përsëri. Ishte puna mos mbajmë tash një kuvend dhe pas Vitit të Ri të mbajmë tjetër…Të presim ngjarjet, zhvillimet që do të ndodhin deri në fund të vitit edhe mundemi para Vitit të Ri, me shumë gjasë pas Vitit të Ri kryetari ta ftojë Kuvendin”, tha Taravari./KlanMacedonia