MARZHI DO TË KUFIZOHET NË 10 PËRQINDË POR NUK DO TË KETË NGRIRJE TË CMIMEVE
Nuk do të ketë ngrirje të cmimeve gjatë vjeshtës por vetëm do të kufizohet marzha e prodhuimeve në 10%, kjo është marrëveshja që ka arritur qeveria me prodhuesit dhe tregtarët, ka njoftuar sot kryeministri Hristijan Mickovski. Propozimi për kufizimin e marzhës së prodhimeve është dorëzuar tanimë në qeveri nga ana e ministrisë së ekonomisë dhe punës.
“Ne e thamë se do t’i zgjidhim gjërat me dialog, është arritur një marrëveshje dhe do të jetë tashmë në seancën e ardhshme të qeverisë. Dje nuk ishte për disa arsye teknike, por që duam që të kalojnë ato filtra si kolegjiumi i përgjithshëm dhe Komisioni i Sistemit Ekonomik, dhe pres që të martën të jetë në rend dite në seancën e ardhshme të Qeverisë” – tha Mickoski.
Çmimet nuk do të ngrihen, por marzhi i fitimit të njëqind produkteve bazë ushqimore do të kufizohet në 10 për qind, kështu tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ai bëri të ditur që kjo masë do të jetë afatshkurtër dhe do të jetë e vleshme për një muaj.
“Kjo masë do të jetë afatshkurtër dhe do të jetë e vlefshme për një muaj. Praktika e miratimit të tij do të vazhdojë gjatë Vitit të Ri dhe të gjitha festave në vijim. Bëhet fjalë për një masë shportë vjeshtore konsumatoreve që më së shumti kanë nevojë qytetarët për ushqimet apo produktet bazë bëhet fjalë për jo ngrirje të çmimeve por kufizim të marzhës fitues të bruto fitimit në 10 përqind” – deklaroi Durmishi.
Durmishi po ashtu njoftoi se ligji për praktikat e padrejta tregtare pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji dhe me këtë siç shtoi ai çmimet e produkteve duhet të ulen edhe më tej, kjo masa do të përfshijë bukën, produktet e bukës dhe të qumështit, frutat, dhe perimet. /tvklan.mk/