Propozimi për shkarkimin e ministrave të ASH-së nesër në seancë parlamentare

QEVERIA TEKNIKE

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi i ka dorëzuar sot Kuvendit propozimin që në bazë të nenin 94, paragrafi 2 nga Kushtetuta e vendit, në seancën e ardhshme, t’i shkarkojë Fatmir Mexhitin nga funksioni i ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga funksioni i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Kryeministri Xhaferi i ka dorëzuar edhe një shkresë  Kryetarit të Kuvendit, Mitreski, në përputhje me nenin e lartpërmendur të Kushtetutës, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i zgjedhë: Ilir Demirin, për ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, si ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës”.

Edhe nga Kuvendi kanë njoftuar se, kanë pranuar propozimin e Qeverisë, prej ku njoftuan se materiali do t’u dorëzohet deputetëve dhe do të jetë në rend dite në seancën e ardhshme të Kuvendit.

“Është pranuar materiali nga Qeveria, shërbimet (e Kuvendit) po e shqyrtojnë, pas çka do t’u dorëzohet gjithë deputetëve. Për propozimin për shkarkim të ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të diskutohet në seancën e parë të ardhshme të Kuvendit, përkatësisht nesër, e premte 09.02.2024” – thonë nga Kuvendi.

Ndryshimi i kuadrove të Aleancës për Shqiptarët, vjen pas përplasjeve të fundit brenda -partiake në ASh, që shpërthyen në opinion fundjavën e kalua. Kujtojmë se, lideri i partisë, Arben Taravari deklaroi publikisht se ka vendosur që në zgjedhje t’i bashkohet opozitës, ndërsa ky vendim nuk ka qenë i pranueshëm për kryetarin e Kuvendit të partisë, Ziadin Sela dhe një pjese tjetër të partisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share