Një fermer francez ka shkruar pyejten e famshme në një fushë të madhe duke përdorur një traktor
Propozimi për martesë është një nga momentet më të paharrueshme të një çifti.
Një fermer francez ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’i propozuar të dashurës.
Ai ka përdorur traktorin e tij për të formuar shkronja gjigante në një fushë prej 2 hektarësh, ku është shkrujtur pyetja: “A do të martohesh me mua?”
Julian Thelliez kishte 1 vit që po përgatitej për propozimin e veçantë që lumturoi pafund partneren.
Elodie Bureau, partnerja e fermerit francez prej 8 vitesh rrëfen momentet e veçanta.
“Ai më tha se kishte një surprizë për mua dhe se duhej të më sillte në këto fusha. Kur mbërritëm këtu ishte një person që na priste me një dron. Droni u ngjit lart dhe më vonë pashë një mesazh ku shkruhej: ‘A do të martohesh me mua?’ me shkronja kapitale. Dhe pastaj partneri im u ul në gjunjë dhe kërkoi të martohej me mua, dhe sigurisht, unë thashë po.”
Momenti i propozimit jo vetëm që i mori zemrën të dashurës së tij, por edhe ndjekësve në rrjetet sociale që e kanë komplimentuar fermerin për idenë.
Klan News