Ati i Shenjtë: Zgjidhja ideale, ajo me dy shtete
“Çdo luftë është disfatë. Gjithçka fitohet me paqe, me dialog”. Këto janë fjalët e Papa Françeskut në një intervistë për televizionin shtetëror RAI1 ku ka folur për konfliktin mes militantëve të Hamasit dhe Izraelit.
Duke u ndaluar tek kjo situatë, Ati i Shenjtë propozon një zgjidhje që sipas tij do t’i jepte fund konfliktit.
“Ata janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete.
Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë.”
Nxitja për një zgjidhje me dy shtete, një zgjidhje sipas së cilës Izraeli do të bashkëjetonte me një shtet të pavarur palestinez, mbështetet edhe nga SHBA-ja.
Një zgjidhje e tillë u la në plan të dytë që kur përpjekja e fundit e udhëhequr nga Amerika në bisedimet e paqes dështoi në vitin 2014, mes mosmarrëveshjeve për vendbanimet izraelite, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe çështje të tjera.Megjithatë, në daljet e fundit edhe vetë presidenti Biden ka përsëritur thirrjet për një zgjidhje të tillë dhe ka e ka ngritur këtë çështje në bisedat e tij me udhëheqës të tjerë.
Klan News