Propozimi francez para deputetëve, debati në Kuvendin e RMV-së vazhdon sot

Seanca plenare për propozimin francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pritet të vazhdojë këtë të premte në orën 11:00.

Një ditë më parë në Kuvendin e RMV-së, fjalim mbajti edhe Ursula Von Der Lejen e cila bëri thirrje që deputetët të mendohen mirë para se të marrin vendimin duke përmendur përfitimet dhe duke rikujtuar se në botë ka luftë dhe pandemi.

“Sot jam këtu sepse besoj se ky është momenti të vazhdoni përpara drejt së ardhmes sonë të përbashkët në BE, me RMV-në si anëtare fuqiplotë. Më shumë se dy vite RMV-ja dëshmoi se është partnere e besueshme për sigurinë e Aleancës. E di se e njëta do të ndodh kur të bëheni anëtare të BE-së”

Ndryshe, fjalimi I Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në Kuvend, është shoqëruar me protesta nga deputetët e opozitës maqedonase, të cilët disa herë kanë ndërhyrë gjatë fjalimit të saj, kurse gjatë gjithë kohës kanë mbajtur pankarta me mbishkrime kundër propozimit francez

Më I zëshëm ka qenë Deputeti I partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev I cili në mënyrë demonstrative braktisi Kuvendin, kurse simpatizantët e kësaj force politike por edhe të opozitares VMRO-DPMNE gjatë fjalimit të Ursula fon der Lajen kanë gjuajtur me gjësende drejt ndërtesës së Kuvendit.

Klan Macedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share