Propozimi francez në fokus të seancës për pyetje deputetësh (VIDEO)

Kovaçevski: VMRO është kundër të gjitha vendimeve strategjike të shtetit

Çështja e referendumit dhe propozimit francez ka dominuar edhe gjatë deabatit të seancës së sotme për pyejte deputetes. Përfaqësuesit e opozitës dhe ato të pushtetit kanë përdorur foltoren e Kuvendit për të drejtuar akuza në bazë partiake rreth argumenteve pro dhe kundër këtij propozimi, i cili i hapi rrugë nisjes së negoaciatave për anëtarësim të vendit në BE. Opozita maqedonase vazhdon të këmbëngul se propozimi francez është i dëmshëm për shtetin dhe cenon gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe me këtë rast, deputeti Bojan Stojanovski në pyetjen drejtuar kryeministrit, Dimitar Kovaçevski tha se, nëse Qeveria vlerëson se ky propozim është i mirë, pse i shmanget përballjes me popullin përmes referendumit.

“Vlerësoj se ju si Qeveri nuk keni absolutisht asnjë kredibilitet të vendosni për çështje të këtilla, pa u përballur me vullnetin e popullit dhe të pyesni drejtpërdrejt popullin çfarë mendon për protokolle të këtilla, për korniza të këtilla negociuese apo për marrëveshje të këtilla, në të cilat asimilohet tërësisht identiteti maqedonas. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se, LSDM i shmanget referendumit, i shmangeni zgjedhjeve dhe keni frikë nga populli” – deklaroi Bojan Stojanovski.

Kovaçevski u përgjigje se, opozita ka problem dhe nuk e di se çfarë pyetje dëshiron të parashtrojë në referendum. Sipas tij, VMRO është kundër të gjitha vendimeve strategjike të shtetit dhe këtë duhet ta sqarojnë në parti.

“Kuvendi solli vendim që ky shtet të vazhdojë në rrugën e integrimeve të saja evropiane. Në atë vendim morën pjesë deputetë të partive politike të cilat përfaqësojnë rrethin më të gjerë të qytetarëve në shtet, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, etnike dhe religjioze. Dhe ky shtet do të ecë në rrugën e eurointegrimeve, çfarë do që të bëni nuk do ta devijoni as majtas, e aq më pak djathtas drejt lindjes. Atë ta dini” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i drejtoi kritika ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes, pasi përgjigjja e dorëzuar me shkrim për pyetjen e parashtruar nga seanca e kaluar për pyetje deputetesh, ka qenë vetëm në gjuhën maqedonase. Ai tha se me këtë, nuk respektohet gjuha shqipe, por as Kushtetuta dhe ligji për përdorimin e gjuhëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share