“NË ASNJË MËNYRË NUK CENOHET IDENTITETI MAQEDONAS”
Propozimi frances i modifikuar është i pranueshëm për presidentin Stevo Pendarovski. Kështu u deklarua pas takimit me Këshillin e Sigurisë ku u shqyrtua propozimi që çon vendin drejtë fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Vendimi për të pranuar propozimin e modifikuar francez nuk do të jetë as një triumf historik, as dështim apo humbje historike, vlerson Pendarovski.
“Vendimi për ta pranuar propozimin e modifikuar francez nuk do të jetë as triumf historik, siç do të donin të thonë nga njëra palë, as mossukses historik ose debakël siç thonë nga pala tjetër. Sipas meje bëhet fjalë për kompromis transit për njërën nga fazat e integrimeve evropiane, ku tre elemente janë me rëndësi dhe për këtë propozimi sipas meje në këtë format, në këtë fazë është i pranueshëm”, deklaroi Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski
Sipas Pendarovskit ky propozim në asnjë mënyrë nuk e cenon identitetin maqedonas, sepse, siç thotë ai, ekziston formulim i qartë për gjuhën maqedonase.
“Me këtë heqim bllokadën bullgare që zgjat më shumë se dy vjet dhe lejon hapjen formale të negociatave. Ne mbetemi në rrugën evropiane, e cila është e gjatë dhe deri në këtë moment nuk kemi humbur asgjë, ndërsa tani është koha për të hapur dialogun strategjik. Me propozimin francez, historia nuk është kusht dhe ka vetëm një fjali si në propozim ashtu edhe në protokolle. Ekziston sugjerim që historianët të takohen më shpesh”, deklaroi Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski
Ai theksoi se pret që pasi propozimi të hyjë në Qeveri, të bëhen konkluzionet e Qeverisë në rast se propozimi i modifikuar francez pranohet me një fjali plus, të përsëritet në raportin e Qeverisë dërguar në Kuvend, e që siç tha ai, nga dita kur do të fillojnë negociatat deri në përfundimin e tyre, kurdo që të jetë, nëse ka përpjekje shtesë nga Bullgaria apo ndonjë palë tjetër për të përmendur përsëri identitetin, historinë, gjuhën maqedonase, në të njëjtin moment le të tërhiqemi vetvetiu nga ato negociata./KlanMacedonia/