Për propozim buxhetin për vitin 2025 kanë reaguar sërish nga LSDM-ja opozitare, nga kjo parti thonë se me këtë buxhet pushteti tregoi mosinteresim për interesat e qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë, sipas tyre, ky është një buxhet për qeverinë, jo për popullin.
Deputetja e LSDM-së Jovana Trenchevska – akuzoi pushtetin se nga premtimet për standard më të mirë jetësor, mbështetje sociale, investime të reja, ekonomi të zhvilluar kemi një Buxhet joreal dhe jo zhvillimor.
VMRO DPMNE solli një buxhet parazgjedhor, një buxhet që do të jetë gjenerues i borxheve të reja, me një deficit të planifikuar prej 4% që shkel maksimumin ligjor, me shpenzime joproduktive të rritura dhe para të reduktuara për artikuj të rëndësishëm për qytetarët. Në buxhetin e ri nuk parashikohen mjete për rritjen e pagës minimale. Me këtë VMRO DPMNE konfirmoi se nuk ka synim për korrigjim të lartë të pagës minimale dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve. Nëse analizohet mbështetja për politikat sociale, shihet qartë se për vitin e ardhshëm qeveria ka vendosur të reduktojë fondet për zërat kyç nga ky sektor. Janë reduktuar mjetet nga 80 milionë denarë në 60 milionë denarë, të cilat në përputhje me Ligjin për lojërat e fatit ju transferohen Sindikatave nacionale të organizatave me aftësi të kufizuara, Kryqit të Kuq dhe shoqatave për të luftuar dhunën ndaj grave” – thone nga LSDM. /tvklan.mk/