AKUZA SE NUK KANË DORËZUAR LISTË ANKETUESE
Ish kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit tashmë anëtar i Këshillit për zhvillim të revizionit Aleksandar Naumovski, drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor Dritan Bexheti dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror për gjueti Fikri Aliti janë personat të cilët fshehin pronat e tyre. Kështu sot akuzoi deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski, gjatë publikimit të emrave nga afera siç e quan “Prona të fshehta”.
“Aleksandar Naumoski, ish-kryetar i komunës së Gjorçe Petrovit, tani anëtar i Këshillit për avancim dhe zhvillim të revizionit në Maqedoni, fsheh pronë. Naumovski në kohën kur ishte kryetar komune u përcoll me afera të shumta. çfarë fsheh Naumovski? Nuk ka të evidentuar pasuri në emër të tij por posedon veturë luksoze “BMW X5. Pronë fsheh edhe Dritan Bexheti drejtor në Fondin pensional dhe invalidor. Drejtori nuk i respekton ligjet as në pjesën e deklarimit të pasurisë. Me hapa të njejtë përveç Naumovskit dhe Bexhetit shkon edhe drejtori i Inspektoratit shtetëror të Gjuetisë Fikri Aliti i cili poashtu nuk ka deklaruar se sa pasuri posedon” deklaroi Brane Petrushevski-deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ndyshe Antikorrupsioni ka deklaruar se Qeveria nuk dërgon njoftime gjatë emërimit të zyrtarëve të ri në Qeveri edhe pse e ka obligim ta bëjë këtë. Ndërsa deri më tani Qeveria ka apeluar që të gjithë funskionarët VMRO ka denoncuar aferën e “pronave të fshehta”, ku sic thonë, implikohen 123 funksionarë të BDI-së dhe LSDM-së që fshehin prona në vlerë prej 30 milion eurove./KlanMacedonia
Përgatiti: Arbana Q. Klimenta