QEVERIA E KOSOVËS
Pronat e konfiskuara në veri të Milan Radoiçiqit, përgjegjësi për sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar do t`i jepen në shfrytëzim Policisë së Kosovës ka vendosur qeveria me një ndryshim të një udhëzimi administrativ.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur kritika ndaj Prokurorinë Speciale në Kosovë që ende pas 10 muajsh nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tij.
Ai ka thënë se ky institucion i ndjekjes, ka intervistuar ministren Albulena Haxhiu për një postim në Facebook.
“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Rdojçiq dhe terroristëve tjerë të grupit të tij nga ana jonë e sistemit tonë të drejtësisë, prokurisë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk ju deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë Albulena Haxhiun për një postim në Facebook” – tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.
Ministrja Albulena Haxhiu u intervistua për dy ditë me radhë nga Prokuroria Speciale pasi pati pretenduar ditë më parë në një status në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia duke aluduar në ikjen nga burgu të Faton Hajrizit i pretendohet se është vrarë në Serbi pasi i njëjti dyshohet se kishte vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër.
Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se shenjat e gishtërinjëve të dërguar nga Serbia rezultojnë të jenë të Faton Hajrizit.
Ai kërkoi të mos heroizohet figura e Hajrizit.