Pronat e Manastirit të Deçanit/ Opozita: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rrejshme!

Partitë parlamentare opozitare po kritikojnë kryeministrin Albin Kurti se ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme.

Lidhur me vendimin e një dite për parë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e manastirit të Decanit ata ja rikujtojnë Kurtit deklaratat dhe kauzat e tij të mëhershme derisa tash tash ndërmerr veprime të kundërta,

Thonë se vendimet e Kushteses janë të pakontestueshme.

Deputeti I PDK-së Xhavit Haliti i ka kërkuar kryeministrit t`i kërkojë falje elektoratit të tij për mashtrimin që u ka bërë.

Një ditë më parë kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë I ka kërkuar Agjencisë kadastrale që të zbatojë vendimin e Gkykatës Kushtetuese të vitit 2016 që ia njeh pronat 24 hektarëshe manastirit të Decanit.

Ky kontest pronësor kishte nxitur mosmarrëveshje të shumta ndër vite. U tha se ky vendim ndërlidhet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share