Ende nuk dihet fati i tre pronave të BFI-së.
Para katër ditëve u realizua takimi midis Avokatit të Shtetit dhe zyrtarëve të BFI-së, nga ku këta të fundit premtuan që përmes një deklarate me shkrim do të qartësojnë edhe para opinionit se cili do të jetë fati i këtyre pronave.
Përkundër kërkesave të vazhdueshme të Klan Maqedoni, zyrtarë të BFI-së ende nuk janë prononcuar përmes deklaratës edhe pse kreu I këtij institucioni premtoi një gjë të tillë.
“Do na e bëni me shkrim, ne dje kërkuam takim, sot na pranoj menjëherë, u informuam për çështjen jemi në rrjedha kaq” – tha Shaqir Fetahu.
Nga Avokatura e Shtetit, pas takimit, për Klan Maqedoni thanë që bëhet fjalë për çështje e cila kërkon kujdes lidhur me informacionet për opinionin, andaj nuk mund të japin më shumë detaje.
“Opinioni është informuar nga zyrtarët e BFI-së, për takimin. Meqë bëhet fjalë për çështjen që kërkon kujdes në raport me informacionet për opinionin, Avokati i Shtetit, nuk mund ta paragjykojë epilogun e çështjes pa u zhvilluar të gjitha procedurat përkatëse” – thonë nga Avokatura e shtetit.
Nisma për marrjen e tre objekteve nga BFI-ja, u iniciua nga Ministria e Kulturës, e cila përmes Avokatit të Shtetit kërkoi shfuqizimin e vendimit të ish-qeverisë për kthimin e tre pronave.
Bëhet fjale për tre objekte në Çarshinë e vjetër të Shkupit, Kapan An, Bezisteni dhe ish-kinemaja “Napredoku” ose objekti i Teatrit për fëmijë. Objektet në fjalë, para disa viteve, iu kthyen BFI-së në pronësi. /tvklan.mk/