Pronari i Rotherham United mysafir i Voska Sportit në Ohër

Qyteti i Ohrit përmes lidhjeve të Klubit të Futbollit Voska Sport bëhet tërheqëse për investime të huaja në futboll, infrastrukturë dhe biznes.

Pronari i skuadrës angleze që luan në Championship, Rotherham United, Tony Stewart ka qëndruar disa ditë për vizitë në Ohër tek FC Voska Sport.

Ardhja e pronarit të Rotherham United vjen pas asaj të disa muajve më parë nga ish futbollisti i njohur anglez, Brian Deane

Unë mendoj se kjo është mundësi shumë e mirë dhe është fakt se unë kam ardhur të shoh Voskën dhe pronarin. Ai është duke bërë punë vërtet të mirë për Voskën. Unë jam në futboll tashmë 15-të vite, ai është tashmë 5 vite. Ne jemi duke folur dhe unë i kam bërë ftesë atij të vijë në Britaninë e Madhe ta shohë stadiumin tonë dhe të shohim nëse do të ketë mundësi për të lëvizur përpara“, deklaroi Tony Stewart.

Më tej Stewart shtoi se sheh të ardhme të mirë për klubin nga Ohri.

Unë mendoj se mund të shoh se brenda pesë viteve Voska ka mundur të bëhet klub të cilin njerëzit këtu në Maqedoni ta shohin me seriozitet. Unë mendoj se janë duke u bërë investime falë angazhimit nga një afarist i mire. Unë kam parë fushat ku bëhen stërvitjet dhe e dij se e ardhmja është e mirë për Voskën. Dhe kjo është mirë edhe për Maqedoninë, kështu që jam duke shikuar përpara për të punuar me atë. Nëse ne shohim njëri-tjetrin më shpesh, ai tash do të vijë së shpejti në Rotherham, ne sigurisht mund të bëjmë që zhvillimi i gjërave të ec përpara”, tha ai.

Më tej, siç thotë Stewart, në të ardhmen mund të ketë ndonjë partneritet zhvillimi për të dyja ekipet.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share