Pas tragjedisë në Kocani ky hymbën jetën 59 të rinj dhe mbi 155 të tjëre u lënduan, Prokuroria Publike ka ndërmarë hapa të shpejta për të zbardhur ngjarjen.
Ekipi I prokurorëve është zgjedhurur dhë është formuar nga nëntë prokorurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi.
Sot është duke u bërë kontrollimi i serverëve dhe kompjuterëve në Ministrinë e Ekonomisë dhe një ekspertizë grafologjike për nënshkrimet në dokumente të caktuara. Hetimi në vendngjarje ka vazhdua edhe gajtë ditës së sottme.
PROKURORIA PUBLIKE
Ekipi i prokurorisë që punon në hetimet për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë në Koçan që nga mëngjesi i sotëm është zgjeruar dhe aktualisht përbëhet nga dy prokurorë publikë nga Koçani, dy prokurorë publikë nga Shtipi dhe pesë prokurorë publikë nga Shkupi. Mbrëmë janë lëshuar disa urdhra shtesë, ndër të cilët është urdhëruar kontrollimi i serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë, si dhe një urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumentacion të caktuar. “Hetimi në vendngjarje vazhdon edhe sot ”
Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tetë persona, të cilët janë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje tragjike. Disa nga të dyshuarit janë raportuar të vdekur, ndërsa të tjerë ndodhen në spital me lëndime të rënda.
PROKURORIA PUBLIKE
“Po zhvillohen seancat për përcaktimin e paraburgimeve, numri aktualisht është i njëjtë me informacionin e fundit mbrëmë”. “Gjatë ditës do të raportojmë për veprime të tjera që janë ndërmarrë”
Për rastin deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa për 11 Prokuroria ka nisur procedurën hetimore.
Për tetë prej tyre tashmë është bërë propozim për ndalim afatshkurtër, ndërsa tre të tjerët janë ende të shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas hetimeve të deritanishme të institucioneve, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe zjarrfikës të mjaftueshëm, materiale piroteknike përdoreshin në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as licencë të ligjshme operimi, si dhe nuk ishte lidhur asnjë marrëveshje me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.