NË AKTAKUZË PËRFSHIHEN 89 PERSONA
33 aktakuza me 89 persona nga ngritur deri më tash Prokuroria Speciale e Kosovës për krime lufte në Kosovë.
Këto të dhëna janë paraqitur në një konferencë për media të mbajtur të premten, ku është folur për masakrën e Mejës dhe atë në Burgun e Dubravës.
“Deri tani prokurorët vendor kanë ngritur gjithsej 33 aktakuza me 89 persona. Me marrjen e kompetencave ishim të ballafaquar me probleme të shumta e sidomos me rrethanat se kryesit e këtyre veprave penale nuk kanë qenë në Kosovë. Shumica e tyre janë në Serbi ndërsa viktimat dhe dëshmitarët janë në Kosovë, gjë që ka paraqitur vështirësi në ngritjen e aktakuzave” – tha Drita Hajdari –Prokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas Hajdarit, prokuroria ka vërtetuar se në periudhën 27-29 prill 1999 janë vrarë 370 civil në Kosovë nga autoritetet serbe. Ndërsa del se trupat e të vrarëve ishin dërguar në Serbi me qëllim që t’i fshehin krimet e kryera.
Kryeprokurori ka potencuar numrin e pamjaftueshëm të prokurorëve për të hetuar krimet e luftës të ndodhura në Kosovë.
Pretendimet e prokurorisë do të kalojë në shqyrtim gjyqësor për të marrë një epilog përfundimtar.