Prokuroria nis hetimet për sherrin në Kuvendin e Kosovës

Pyeten zv/kryeministri Bislimi dhe ministri Murati

Përleshja fizike ndërmjet pushtetit dhe deputetëve të PDK-së ka dërguar sot për intervistim në prokurori zv/kryeministrin Besnik Bislimi, dhe ministrin e Financave Hekuran Muratin. Ftesë nga prokuroria për intervistim kanë marrë edhe Hajdar Beqa e Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës. Megjithatë seanca e një dite më parë vazhdoi punimet tek pas orës 19:00.

E kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të flas për media. Më herët në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re ai u tha policëve të Kosovës se janë vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa presidentja u tha atyre se mbrojtjen e kufirit e kanë përgjegjësi. Publikimi i përgjimeve të Kusari Lilës si dhe veprimet e kryeministrit Kurti lidhur me situatën në veri kanë bërë që të ketë reagime të opozitës e cila kërkon zgjedhje të parakohshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share