Prokuroria ngre aktakuzë ndaj anesteziologut që xhiroi pacientët në Gjinekologji

“Ka shkelur rëndë të drejtat e pacientëve dhe mjekëve”

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë për regjistrim të paautorizuar të pacientëve në spitalin e Tetovës. Anesteziologu nga Tetova, sipas prokurorisë ka vepruar në mënyrë neglizhente dhe ka shkelur rëndë të drejtat e pacientëve dhe stafit mjekësor.

“Në procedurën e zhvilluar paraprake janë mbledhur prova që mbështesin dyshimin e bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit anesteziolog i punësuar në Spitalin klinik të ISHP-së në Tetovë, më 14 prill, ka bërë incizim të paautorizuar të pacientëve dhe punëtorëve dhe e ka publikuar atë drejpërdrejt në një rrjet social, duke vepruar në mënyrë të dukshme neglizhente në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij dhe duke shkelur rëndë të drejtat e tyre”, thonë nga Prokuroria Publike.

Ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka kërkuar t’i zgjatet paraburgimi mjekut. E gjithë kjo ndodhi kur anesteziologu  në TikTok publikoi pamje gjatë punës në repartin e gjinekologjisë. Pas kësaj Oda e Mjekëve solli vendimin me të cilin anesteziologut do t’i merret licenca e punës për shtatë vjet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share