Në periudhën e ardhshme, do të prezantohen rezultate konkrete nga një numër I madh I lëndëve të ndërlikuara në sferën e krimit financiar dhe veprave të rënda penale kundër jetës. Në këto lëndë janë duke punuar një numër i madh i prokurorëve – ka deklaruar Prokurori Publik Shtetëror, Lupço Kocevski, gjatë brifingut të sotëm me gazetarët.
Në brifingun e sotëm me gazetarë, Prokurori i Shkupit, Gavril Bubevski, zbuloi se Goce Trajkovski, dëshmitari kryesor për lidhshmërinë e vdekjeve të 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski, në fakt gjendet në arrati.
Trajkovski kërkohet me fletarrest për veprën e rëndë “Shkaktimi I zjarrit” ku më 13 nëntor ka cënuar jetët e banorëve të një ndërtese në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ku është I dyshuar se bashkë me dy persona ka shkaktuar zjarr në një lokal në katin përdhesë.
Dy të tjerët janë në paraburgim, kurse ende vijojnë kërkimet për Trajkovskin. Gjykata disa herë e ka ftuar të dëshmojë për rastin, por ai nuk është paraqitur.
Hetimi për rastin në Klinikën e Onkologjisë shkon në favor të tezës së Prokurorëve. Në brifingun e sotëm, u bë e ditur se dyshimet se pacientët ishin mjekuar në mënyrë jo të përgjegjshme janë konfirmuar me ekspertizën nga Serbia. Pritet edhe një ekspertizë nga Sllovenia që duhet të jep përgjigje në pyetjet se si janë trajtuar të sëmurët me kancer.
Momente të reja në hetimet që lidhen me zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë poe zvarrisin procedurën. Megjithatë, në brifingun e sotëm, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, konfirmoi se edhe kjo procedurë është drejt fundit.