Aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme te udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, ka kaluar me pasoja tragjike ku një i ri 25-vjeçar humbi jetën ku u godit nga njëra veturë e aksidentuar pasi ishte duke pritur në semaforë.
Sot Prokuroria ka dhënë detaje mbi rastin ku edhe është kryer hetimi se si erdhi deri te aksidenti, ku sipas Prokurorisë janë siguruar pamje nga kamerat, përcjellë Klan M.
“Është kryer hetimi në vendin e ngjarjes, janë grumbulluar gjurmët dhe janë siguruar pamjet e kamerave. Drejtuesit e dy makinave janë ndaluar për mjekim, sipas prokurorisë.
Ata shtojnë se po vijojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndryshe sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës dhe disa nga të lënduarit rëndë janë transportuar menjëherë në spital me ndihmën emergjente mjekësore, ndërsa këmbësori 25-vjeçar sot ka ndërruar jet% nga lëndimet e mara. /KanMacedonia/