Prokuroria kërkon paraburgim për 16-vjeçarin që goditi për vdekje një grua në Shkup

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton; se  ka dorëzuar kërkesë tek gjyqtari për fëmijë në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për inicimin e procedurës përgatitore kundër fëmijës 16-vjeçar për të cilën ekziston dyshimi se ka kryer veprën e përcaktuar me ligj si vepër penale – Veprat e rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion nga neni 300 paragrafi 4 lidhur me nenin 297 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Më 4 qershor, në bulevardin “Nikola Karev” në Shkup, fëmija në kundërshtim me ligjin drejtonte automjetin “Seat Leon” me targa të Shkupit, në pronësi të babait të tij. Automjetin e ka drejtuar pa patentë shoferi të vlefshëm dhe me shpejtësi të pa përshtatur me kushtet dhe kushtet e rrugës dhe me dendësinë e qarkullimit.

Prandaj, kur ka arritur në kryqëzimin e “Bit Pazarit”, nuk ka mundur ta ndalojë veturën në kohë dhe me anën e përparme të djathtë të mjetit ka goditur trupin e një gruaje, e cila po kalonte rrugën si këmbësore jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë. Viktima nga goditja  ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vend ngjarje.

Prokurori publik kompetent, duke vlerësuar se ekziston rreziku që fëmija në kundërshtim me ligjin të ikë, të pengojë procedurën duke ndikuar tek dëshmitarët apo ta përsërisë veprën penale, i ka sugjeruar gjykatësit të fëmijës që të caktojë masën e paraburgimit”, thonë nga Prokuroria Publike.
Policia dje njoftoi se, gruaja që ka ndërruar jetë në vend ngjarje në Shkup  ka pasur 47 vjet.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share