Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Publike, motivi i vrasjes së dyfishtë në Gjevgjeli janë prishja e marrëdhënieve të ndërsjella të dy vëllezërve, e cila kulmoi për shkak të një debati banal për çështjet e shtëpisë së përbashkët.
Kështu ka bërë të ditur sot Prokuroria Publike e RMV-së, nga ku kanë bërë të ditur se një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka inspektuar vendin e vrasjes, ndërsa prokurori pret kallëzim penal gjatë ditës.
Ndryshe, policia dyshon për gjashtëdhjetë e nëntë vjeçarin V.G. nga Gjevgjelia se mbrëmë rreth orës 19:00 ka vrarë vëllain e tij L.G. (71) dhe kunatën T.G. (62), para hyrjes së shtëpisë në Gjevgjeli kur i ka qëlluar me armë.