Prokuroria interviston deputetin e Listës Serbe

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se është ftuar për intervistim, në cilësinë e të pandehurit, S.S., deputet i posazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

IndeksOnline raporton se i pandehuri në fjalë është deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç.

Simiç dyshohet të ketë urdhëruar sulmin ndaj gazetarëve që, më 16 qershor të vitit 2023, po qëndronin në Leposaviq, aty ku ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, kishte shkuar për vizitë.

“I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share