Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka nisur hetimet lidhur me rastin ku ka rënë çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Laureta Ulaj, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Ajo ka thënë se nga rasti në fjalë një vajzë ka mbetur e lënduar dhe ka shtuar se ka dëme materiale.
”Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Ulaj. /Klankosova.tv