Prokuroria hap lëndë për Grubin dhe Bexhetin/ Koceski: Presim të vërtetohet nëse ka përgjegjësi penale

Prokuroria Publike ka hapur lëndë kundër Artan Grubit, gjyqtarit Enver Bexheti, si dhe të tjerëve që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-ve, lajmin e bëri public  Kryeprokurori Ljupço Kocevski  gjatë brifingut të sotëm me gauetar. Ai theksoi se lënda është hapur gjatë ditës së djeshme nëpërpmjet të cilës pritet të vërtetohet nëse ka përgjegjësi penale dhe njëjta është vendosur gjatë ditës së djeshme.

“Që dje kam formuar lëndë për të siguruar prova për të vërtetuar përgjegjësinë penale të personave për ryshfet dhe tregti me ndikim. Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm. Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me ambasadën është i shkëlqyeshëm dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski.

Koceski njoftoi është hapur lënë edhe për personat e tjerë që janë përfshi në listen e zezë.

 “Për personat e tjerë që janë në listën e zezë, ka procedurë kundër Ramiz Merkos, ndaj Stevço Jakimovskit, ka gjithashtu procedurë edhe ndaj personave të tjerë nga lista e zezë. Nga ana jonë veprohet pothuajse për të gjithë personat që janë në listën e zezë”, thotë Kocevski.

I pyetur nëse ryshfetdhënësi do të hetohet në rastin e Grubit dhe gjyqtarit Bexheti, ai tha se do të hetohen të gjitha aspektet.

Informacioni mbi bazën e të cilit është formuar çështja është ai i marrë nga mediat që kanë përcjellë njoftimin e Departamentit tw Shtetit.

“Kush është dhënësi i ryshfetit, kush është marrësi i ryshfetit, të gjitha këto do të hetohen”. Procedura është e hapur”, ka shtuar kryeprokurori Kocevski

Nga ana tjetër, në lidhje me njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e gjykatësit Enver Bexhetit në listën e zezë reaguan nga këshilli gjyqsor duke njoftuar se do ti marrën masat e duhura conform ligjit pët Gjykata dhe Këshilin Gjyqsor.

“Ne theksojmë angazhimin tonë për të trajtuar çdo formë korrupsioni në sistemin e drejtësisë në përputhje me ligjin dhe standardet etike. Në atë drejtim, Këshilli Gjyqësor tashmë po merr masa në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share