Prokuroria e Shkupit formon lëndë pas intervistës Llatas – Llazarov

Sektori për krim kompjuterik në kuadër të MPB-së në Prokurorinë Publike Themelore – Shkup dorëzoi njoftim për ngjarjen për të cilën flet Dragan Pavlloviq – Latas në intervistën e jutjuberit Stefan Llazarov, të transmetuar më 15 shkurt, informojnë për MIA-n nga PTHP Shkup.

Që atje potencojnë se prokurori publik kompetent do të japë drejtimet për veprimet dhe verifikimet e mëtejme.

Në të njëjtën kohë edhe MPB informoi se ka dorëzuar njoftim në Prokurorinë Publike kompetente, lidhur me intervistën e publikuar si podkast në kanalin e Jutjubit.

“Njoftimi është dorzuar pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve nga Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale, së bashku me materialin e përgjithshëm të dokumentuar për veprim të mëtejmë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në intervistën, e cila që dje në mënyrë intensive është duke u shpërndarë në rrjetet sociale, Pavlloviq – Latas rrëfen se si në moshën 15-vjeçare ai dhe disa shokë të tij e kanë abuzuar seksualisht një vajzë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share