Prokuroria e Ferizajt nis hetimet për rastin e vdekjes së 23 vjeçares nga Ukraina

Një grua e moshës 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Ferizaj – Prishtinë.

Viktima është shtetase nga Ukraina.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.

Kryeprokurori Shukri Jashari, tha për Klankosova.tv se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Akoma nuk dihen ende dyshimet apo shkaqet e rastit, sepse jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, tha Jashari për Klankosova.tv

“Do të bëhen të ditura me kohë detajet e reja”, theksoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share