Një ngjarja tragjike ka ndodhur sot në fshatin Rufc të Lipjanit.
Klan Kosova ka raportuar se janë gjetur të vdekur tre persona, një burrë, një grua dhe djali i tyre.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj, tha për Klankosova.tv se dyshohet për dy vrasje dhe një vetëvrasje.
Ulaj tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet që rasti të zbardhet.
Ajo theksoi se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj për Klankosova.tv
“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, theksoi ajo.