Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen pas një sërë spekulimesh publike për numrin e saktë të viktimave.
59 persona humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Një ditë më vonë ka vdekur edhe një shofer i ambulancës nga Koçani, i cili kishte udhëtuar disa herë në linjën Koçan-Shkup në përpjekje për të shpëtuar jetë.
“Po ju dërgoj një listë me moshën dhe numrin e personave të vdekur që është dorëzuar në Prokurorinë Publike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Raportet nga autopsitë e kryera janë duke u përgatitur dhe do t’i dërgohen prokurorisë”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.