Prokurori i shtetit Kocevski thotë se nuk ka ushtruar presion

RASTIN ME BONUSET NË PROKURORIN SPECIALE

Duke u nis nga fakti se opinioni ka të drejtë të dijë të vërtetën e plotë, theksoj se: Kontrolli në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup e mbulon punën e të gjithë prokurorëve publikë në atë prokurori, dhe prokurorët që e kanë kryer punën e tyre me ndershmëri dhe përgjegjësi nuk kanë asnjë reagime dhe as frikë, sepse e dinë që kontrolli bëhet në përputhje me ligjin, thuhet në reagimin e kryeprokurorit Kocevski.

“Nga pozita e Prokurorit Publik të Shtetit kam pasur obligim që për herë të parë pas më shumë se katër vitesh ta mbikëqyr punën e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, sepse kam marrë informata dhe aktgjykime nga Gjykata Supreme, të cilat tregojnë për mosprofesionalizëm të mundshme në punën e disa prokurorëve publikë, si dhe raportimet për kërcënime, presione dhe sjellje të pahijshme ndaj punonjësve të prokurorisë. Këto raporte janë dorëzuar edhe në Këshillin e prokurorëve publikë, pretendimet janë të dokumentuara dhe kam obligim t’i kontrolloj”, thotë Kocevski.

Ai shton se pretendimet e rreme për gjoja presione kanë nisur menjëherë pas fillimit të kontrollit në prokurorin e lartë.

“Tema e caktuar që përmendet nuk i nënshtrohet fare shqyrtimit dhe përmendet vetëm për të ushtruar presion politik dhe për të më detyruar të tërhiqem. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë! Kur e mora pozitën e prokurorit publik, u betova se do ta kryej këtë detyrë me ndershmëri dhe përgjegjësi dhe premtim se do ta kthej besimin në Prokurorin Publike. Unë do ta bëj atë. Kam ndërmend të publikoj të gjitha njohuritë në të cilat do të vij pas kontrollit dhe të gjitha informatat që vazhdojnë të më mbërrijnë këto ditë menjëherë pas përfundimit të procedurave përkatëse të parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike”, thotë Kocevski.

Ai ka paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji do të kryhen kontrolle në të gjitha prokuroritë tjera përfshirë edhe Prokurorin për Krim të organizuar dhe korruspsion.

“ Do të duhet të kontrollohet puna e gjithë prokurorëve publikë në rastet në të cilat prokurorët kanë hequr dorë nga ankesa apo aktakuza.Prandaj pres që sulmet ndaj meje të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh, sidomos nga personat që me vendime të tilla prokuroriale shpëtuan nga ndjekja penale ndërsa qytetarët prisnin drejtësi, thotë prokurori publik i shtetit.

Ndryshe, më herët prokurori i lartë publik Mustafa Hajrulahi ka pohuar se prokurori i shtetit Ljupço Kocevski i ka thënë që të ketë kujdes se çfarë vendimi do të merret për rastin me bonuset e Prokurorisë Speciale-së, sepse partia VMRO-DPMNE e cila ka paraqitur ankesë kundër vendimit të prokurorisë së kryesuar nga Islam Abazi, nuk është palë e dëmtuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share