Prokurori Gavrill Bubevski tha se në lidhje me përfshirjen e prindërit, dy nga të dyshuarit që janë në paraburgim kanë thënë se në lidhje kur do t del dhe si do të del, i kanë marrë nga dorasi, por që ai këto informacione i ka siguruar nga babai i Vanjës.
“Ata që janë të arrestuar dhe ai që po gjurmohet janë si grup dhe tani po i konfirmojmë lidhjet e tyre dhe mund t’i quajmë grup i organizuar. Babai nuk mund ta akuzojmë as që është pjesë e grupit e cila më pas e ka kryer veprën penale më të rëndë ngase nuk kemi të dhëna për këtë. Kemi të dhëna të cilat na tregojnë se babai ka patur komunikim të caktuar me personin, tani këto janë dyshime”, tha prokurori Bubevski