Projekti “Ramazani”: 25 ditë iftare në ”Legis”!

200 IFTARE BRENDA NJË DITE

Vetura Golf u parkua në parkun e organizatës humanitare “Legis”.

Ishte një nga shumë donatorët që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhurojnë pako ushqimore për familjet në nevojë, njofton KlanM.

Nga “Legis” thonë se brenda ditës kanë shpërndarë nga 200 iftare.

Donatorët nuk janë vetëm nga vendi ynë, në platformën online dhurojnë nga e gjithë diaspora.

“Këto donacione janë nga qytetaret e RMV-së, për momenti janë zekat dhe me këto donacione do të bëjmë pako dhe do t’i shpërndajmë gjatë ramazanit ose dy ditë para bajramit, do të jenë pako për bajram” – tha Sabit Amit – OH ”Legis”

Gjatë ndarjes së ushqimeve së bashku me vullnetarët tjerë ndihmuam edhe ne.

Në mesin e vullnetarëve takuam edhe nxënësen e shkollës së mesme nga Spanja, Abby Taylor. Thotë se pasioni i saj është të ndihmojë në organizata humanitare, njofton KlanM.

“Jam pasiononte sa i përket çështjeve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjes së refugjatëve, pra kur erdha këtu, e dija që dua të marr pjesë në ndonjë organizatë e cila merret me këto gjëra dhe bëra disa kërkime në google dhe e gjeta Legis dhe erdha këtu” – tha Abby Taylor – nxënëse nga Spanja.

Projekti “Ramadan” në Organizatën Humanitare “Legis” tashmë mbush gjashtë vite dhe financohet kryesisht nga donatorë që dhurojnë për personat në nevojë.

Para Bajramit do të shpërndahen edhe pako me ushqime dhe veshmbathje.

Nga “Legis”, sic njofton KlanM, thonë se me përfundimin e Ramazanit, nuk do të përfundojë ky aksion humanitar. Grumbullimi i ndihmave dhe donacioneve do të vazhdojë  edhe në të ardhmen. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share