Një projekt nga Nurembergu i Gjermanisë ka filluar në Maqedoni tre vite më parë dhe quhet “ stufa të pastra për ajër të pastër”. Në vitin 2020 inxhinieri mekanik Gerpld Schnabl, me fokus teknologjinë që ndihmon ambientin, erdhi në Shkup për ta filluar projektin ndërmjet Nurembergur dhe Shkupit. Ai thotë se një pjesë e madhe e ndotjes së ajrit në Shkup vjen nga nxjemja me dru, gjegësishtë nga stufat.
Inxhinieri Mekanik, Gerold Schnabl i ftuar në Happy Day, thotë se Shkupi duhet të kujdeset shumë më shumë në mbrojtjen e kualitetit të ajrit pasi vetë pozita gjeografike është e papërshtatshme dhe ajri qëndron pa qarkulluar.
“Ky projek ka filluar me parapërgaditjet, rreth vitit 2017, mes Nurembergut dhe Shkupit dhe problem ishte ndotja e ajrit në Shkup, ky problem atëherë ishte shumë I madh, ndotja është ende në nivel metëvërtetë të lartë dhe shkaktohet edhe nga rrethanat gjeografike, i kemi malet aty pastaj edhe kushtet klimatike janë shumë negative, është si liqen në sipërfaqe, keni përmbysje të temperatures, kështu që ajri nuk ka mundësi të qarkullojë dhe të ndryshojë mjaftueshëm, ajri I pastër nuk kalon lehtë përmes kësaj “grope”, thotë Schnabl.
Rreth 30% e ndotjes shkaktohet nga trafiku I dendur kurse përqindja më e madhe vjen nfa stufat që I përdorin qytetarët, në mënyrë të gabuar me shumë pak kujdes për mirëmbajtje, thotë Gerold Schnabl, I cili shton se induastria në fakt, zen një përqindje shumë të vogël si ndotës.
Inxhinieri gjerman thotë se projektligji I hartuar përmban në bazë oxhakpastruesit. Flasim për shërbime të institucionalizuara për të ardhmet, të cilët do ta mbajnë nën kontroll mënyrën se si I përdorin qytetarët stufat e tyre, thotë ai
“Ky propozim ligj duhet që ti ofrojë oxhakpastruesve oficialitet, ta kenë profesionin të oficializuar. Ka edhe shumë gjëra brenda këtij ligji, për shembull, oxhakpastruesit do të duhet të pastrojnë oxhaqet e secilës shtëpi që e përdor, të paktën dy herë në vit, të kontrollojnë furrën, të bëjnë matje të tymit që del nga oxhaqet e tyre, gjithashtu edhe të lagështisë së drunjve që përdorin, që është shumë e nevojshme dhe gjithashtu ti informojnë njerëzit” thotë Gerold Schnabl në Happy day.
Përgatiti: Teuta Zekiri